Hapësire reklamuese

Politikë

Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS: Të enjten votojmë marrëveshjen me Italinë

Shkruar nga Newsbomb
Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS: Të enjten

Bledi Çuçi ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, pak orë para nisjes së seancës plenare.

Në fjalën e tij, Çuçi bëri një përmbledhje të axhendës parlamentare për javën e re, si dhe kërkoi pjesëmarrje të deputetëve sidomos në seancën e ditës së enjtes kur pritet të kalojnë disa marrëveshje të rëndësishme, mes tyre edhe Protokolli me Italinë për Bashkëpunimin në fushën e Emigracionit.

Lidhur me amnistinë penale, Çuçi tha se nëse do të arrihet dakordësi me opozitën edhe ky ligj do të përfshihet në seancën e ditës së enjte.

Ai shprehu dakordësi në parim për të zgjeruar bazën e përfituesve prej amnistisë ashtu sikundër ka propozuar edhe opozita.

Shqetësim për miratimin pa vonesa të këtij ligji shprehu gjatë mbledhjes edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese