Hapësire reklamuese

Politikë

Çuçi e Bardhi marrëveshje për "strukturë speciale", do japë ok për ligjet me shumicë

Shkruar nga Newsbomb
Çuçi e Bardhi marrëveshje për "strukturë

Krerët e dy Grupeve Parlamentare, ai i Partisë Demokratike dhe ai i socialistëve kanë dalë në një prononcim për mediat pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve. Gazment Bardhi dhe Bledi Çuçi, dhanë detaje lidhur me atë që u vendos sot parimisht në Konferencën e Kryetarëve, duke sqaruar në vijimësi dhe opinionin publik, të cilët prej 5 muajsh po shohin ligjvënësit teksa nuk zhvillojnë normalisht jetën Parlamentare, sa i përket ngritjes së "strukturës së posaçme", e cila do i japë "dritë jeshile" ligjeve të cilat kërkojnë shumicë votash.

LEXO EDHE: PS lëshoi dy komisione hetimore, Bardhi: Kërkesat tona, për normalitetin e Kuvendit

Gjatë fjalës së tij, Bardhi, u shpreh se është lajm i mirë që pas pesë muajve rezistencë të deputetëve të opozitës, mazhoranca ka reflektuar. Deputeti demokrat bëri me dije se gjatë Konferencës ranë parimisht dakord që për çdo ligj që kërkon 3/5, pa përjashtuar ligjin për Reformën Zgjedhore, të diskutohen në një nënkomision i cili do të përbëhet nga 4 anëtarë, dy nga Partia Socialiste dhe dy nga Partia Demokratike, e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Ramë dakord për ngritjen e Komisioneve Hetimore për ndërhyrjen e paligjshme në të dhënat personale të sistemit TIMS, që çdo ligj që kërkon 3/5, si ligji për reformën zgjedhore, të diskutohet në një komision apo strukturë të posaçme që do të ngrihet në Kuvend në dakordësi të grupit të PS dhe PD. Që Parlamenti, ngritja e Komisioneve Hetimor të rrëzuara me arrogancë dhe sigurisht marrja në shqyrtim e projektligjeve të propozuara nga deputetët”, tha Bardhi, teksa më tej u shpreh se një nga anëtarët e këtij nënkomisioni do të jetë Oerd Bylykbashi.

Lexo edhe: Nikolla ul bashkë socialistë e demokratë, nis mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, u shpreh për mediat se ka një sërë ligjesh të cilat duhet të miratohen edhe me votën e demokratëve. Si rjedhojë përfshirja e opozitës është e rëndësishme për miratimin e ligjeve, siç është “Amnistia Penale”, “Reforma Zgjedhore” .

"Ka një sërë ligjesh që duhen miratuar me një shumicë të cilësuar siç është amnistia penale, por edhe ligje të tjera që lidhen edhe me rrugën e integrimit në BE e jo vetëm. Kështu që përfshirja e opozitës është e rëndësishme për të pasur një produkt të mirë në finale", tha Çuçi.

“Nënkomision për Reformat”, do të përbëhet nga 4 anëtarë  (2 cakton Çuçi - 2 cakton Bardhi), duke lënë jashtë kështu grupin e Lulzim Bashës. Nënkomisioni është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë votash, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian.

Lexo edhe: PS dhe PD arrijnë dakordësinë: Komisione hetimore për TIMS dhe koncesionet

Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve (veto) dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese