Hapësire reklamuese

Aktualitet

Këmbente paratë ne "crypto", Policia shpall në kërkim kosovarin, sekuestrohen mijëra euro

Shkruar nga Newsbomb
Këmbente paratë ne "crypto", Policia shpall në

Mijëra euro parat të gatshme dhe të depozituara në dy llogari në kriptomonedha janë sekuestruar nga Policia e Tiranës, Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Seksionin për Ndërhyrjet Kibernetike.

Nën drejtimin e Prokurorisë së kryeqytetit, pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar operacionin policor të koduar "Crypto", në kuadër të cilit u shpall në kërkim shtetasi R. N., 48 vjeç, banues në Kosovë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi R. N., administronte një subjekt në të cilin kishte punësuar shtetasin R. B. Klientët e këtij subjekti këmbenin para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, të padeklaruara pranë organeve kompetente dhe që nuk gjurmohen për origjinën e tyre.

Gjatë operacionit u sekuestruan 60, 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135,000 euro, 2 kompjutera, 1 laptop, dhe një aparat celular.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese