Hapësire reklamuese

Aktualitet

CRCA dhe Ministria e Brendshme luftë faqeve në internet që nxisin dhunë ndaj fëmijëve

Shkruar nga Newsbomb
CRCA dhe Ministria e Brendshme luftë faqeve në internet që nxisin

Altin Hazizaj, drejtuesi i Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), njofton se në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme kanë vendosur të luftojnë që çdo faqe dhe profil në rrjetet sociale që promovon apo nxit përdorimin e drogës nga fëmijët dhe adoleshentët.

Gjithashtu, nisma e përbashkët e mbështur dhe nga ministri Taulant Balla synon luftimin e dhunës ekstreme dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet e në jetën përditshme.

"Sot kemi një lajm vërtetë të mirë për të ndarë në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve. Falë mbështetjes së jashtëzakonshme të Ministrit të Brendshëm z. Taulant Balla, kemi rënë dakord që të bashkojmë forcat tona për t'a bërë internetin të sigurt për fëmijët kudo në Shqipëri.

Në një plan të koordinuar, ne do të luftojmë së bashku që çdo faqe dhe profil në rrjetet sociale që promovon apo nxit përdorimin e drogës nga fëmijët dhe adoleshentët, dhunën ekstreme dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet dhe jetën përditshme.

Në 20 Nentor - në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës - me iniciativë të CRCA / ECPAT Albania dhe Ministria E Brendeshme, ne do të mblidhemi së bashku me institucionet dhe organizatat partere për të nënshkruar Paktin Kombëtar kundër Dhunës dhe Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve si dhe mbrojtjen e fëmijëve nga krimi", njofton Altin Hazizaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese