Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Ç’po ndodh? Ermal Meta në gjendje jo të mirë shëndetësore, publikon fotot: Më fryhen pjesë të kokës dhe fytyrës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtari shqiptar Ermal Meta si duket nuk po kalon ditë të lehta. Ai së fundmi ka zbuluar se diçka e pazakontë po ndodh me të.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, këngëtari ka publikuar disa foto ku tregon se pjesë të ndryshme të fytyrës i janë enjtur.

“Ka disa ditë që pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës time janë ënjtur. Në fillim mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është kështu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot  po njësoj”, ka shkruar këngëtari në një story në Instagram.

Mediat italiane shkruajnë se për shkak të gjendjes shëndetësore, Meta, është detyruar që të heqë dorë edhe nga disa angazhime në punë.

“Jam i detyruar të anuloj takimet me Peschici dhe Giffoni pasi duhet të zgjidh situatën. I kërkoj falje organizatorëve dhe fansave të eventit. Së shpejti do të shihemi”, mësohet të ketë thënë më herët Ermali.

Më shumë


spot_img








spot_img