Hapësire reklamuese

Politikë

“Ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë motrat dhe vëllezërit opozitarë”, Edi Rama kërkon hetimin e Kryemadhit

Shkruar nga Newsbomb
“Ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me dokumentet e publikuara ditën e djeshme nga “Top Channel”, për përfshirjen e deputetes së Partisë së Lirisë Monika Kremadhi në financimet ruse.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama ka kërkuar hetimin e Kryemadhit duke shtuar se verifikimi i këtyre parave të pista do të shërbejë si provë që drejtësia nuk funksionon me dy standarde siç përflitet.

“Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!

Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были… Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…”, shkruan Rama.

https://twitter.com/ediramaal/status/1641756668756148226

Ndërkohë, kujtojmë se ditën e djeshme Top Channel bëri me dije se në redaksinë e tyre nga një adresë anonim kishin mbërritur disa të dhëna senstivie që flasin për përfshiren e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Thuhej se në këto dosje rezultojnë fakte të pagesave të dyshimta, të bëra dhe të marra nga Kryemadhi. Faktet e zbuluara sipas tyre tregojnë se në vitin 2017, Kryemadhi ka bërë dhe ka marrë këto pagesa të dyshimta nga llogaria e saj bankare offshore për kompanitë e kontrolluara nga biznesmenët rusë të naftës.

“Dosja përmban fakte të pagesave të dyshimta, të bëra dhe të marra nga Monika Kryemadhi, politikane shqiptare dhe bashkëshortja e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Faktet e zbuluara tregojnë se në vitin 2017, Kryemadhi ka bërë dhe ka marrë këto pagesa të dyshimta nga llogaria e saj bankare offshore për kompanitë e kontrolluara nga biznesmenët rusë të naftës”, thuhej ndër të tjera në kronikën dhe shkrimin e Top Channel.

Menjëherë pas publikimit të këtyre të dhënave nga televizioni reagoi edhe Kryemadhi e cila akuzoi televizionin se financohet nga paratë e vjedhura të shqiptarë dhe se paralajmëroi një përballje në gjyq.

“Me shkrime, kronika dhe TV që financohen nga para të vjedhura nga shqiptarët, ka vetëm një rrugë dhe ajo është rruga gjyqësore. Shihemi në gjykatë”, shkruan Monika Kryemadhi.

LEXO EDHE: Top Channel e akuzon për lidhje me njerëzit e Putinit, Monika Kryemadhi paralajmëron gjyq

LEXO EDHE: Top Channel e akuzoi për lidhje me njerëzit e Putinit, Balla i drejtohet Kryemadhit: Si ka mundësi që gjendesh në këto dokumente, me kë je aksionere?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu