Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
0kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

COVIDI ‘nëpër këmbë’ por STATISTIKAT çudisin! Janar-prill, 215 vdekje më pak se vitin e kaluar (SHIFRAT KRAHASUESE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

4aef9a0bfc1479de9ef1a359a9bf35a0

Zyrtarisht në Shqipëri ka 37 jetë të humbura nga COVID-19, duke u renditur në vendin e 89 në botë me 12.7 vdekje për 1 milion banorë, sipas Wordometers, më mirë se rajoni, ku vdekshmëria më e lartë është në Maqedoni (72 vdekje për 1 milion banorë), Bosnja (48), Serbia (28), Mali i Zi (14), Kosova (17).

Informacioni indirekt mbi vdekjet totale tregon se vdekshmëria në vend nuk është rritur në katër muajt e parë të vitit, ndryshe nga një pjesë e madhe e vendeve të botës, përkundrazi tendenca është në ulje.

“Monitor” ka përpunuar ekskluzivisht të dhënat e marra nga Drejtoria e Gjendjes Civile, për periudhën janar-prill 2019 dhe 2020. Në janar-prill 2020, në total janë raportuar 7,878 vdekje. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka një rënie me rreth 2.7%, ose 215 vdekje më pak. Nëse u referohemi muajve të ndarë në periudhën para (janar-shkurt) dhe pas COVID-19 (mars-prill), tendenca është e ndryshme. Shifrat tregojnë se në janar dhe shkurt, në vend u shënua një rënie e ndjeshme e vdekshmërisë. Në këtë periudhë janë regjistruar 323 vdekje më pak, me një rënie prej 7.2%.

foto.jpg

Në periudhën mars-prill, pasi vendi ishte nën “pushtetin” e COVID-19 është konstatuar një rritje e vdekshmërisë. Në këta dy muaj, 108 persona humbën më shumë jetën në krahasim me mars-prill të 2019-s (në mars u shënua rënie e vdekjeve dhe në prill një rritje e lartë e tyre, por kjo mund të ketë ndodhur për faktin se izolimi mund të ketë penguar raportimin në mars, ndaj janë marrë në konsideratë të dy muajt bashkë). Ndonëse ka një rritje të jetëve të humbura në mars-prill, të dhënat tregojnë se ato nuk vijnë nga zonat e nxehta, ku ka pasur më shumë raste të shfaqura të COVID-19.

Nga 12 qarqe është shënuar rënie e vdekjeve në 5 prej tyre, përfshirë Shkodrën (-15 vdekje) dhe Durrësin (-24), të dyja zona aktive me raste të shumta të COVID-19. Rënia është konstatuar dhe në Kukës (-31), Dibër (-12), Korçë (-16). Rritja më e lartë e vdekjeve për të njëjtën periudhë është konstatuar në Fier ( + 74 vdekje më shumë). Fieri ka pasur vetëm 44 raste të zbuluara me COVID-19. Rritje e lartë e vdekshmërisë është konstatuar dhe në Elbasan ( + 53) dhe Lezhë ( + 48). Në Tiranë, vatra e koronavirusit, në mars-prill u regjistruan gjithsej 14 vdekje më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për 4-mujorin e parë, me përjashtim të 4 qarqeve (Elbasan, Fier, Gjiro-kastër, Lezhë) në gjithë të tjerët është shënuar rënie e numrit të vdekjeve. Mjekët pohojnë se një arsye e rënies së vdekjeve për 4-mujorin, mund të lidhet me faktin që izolimi ka bllokuar edhe gripin sezonal.

foto1_copy.jpg

“Nga ana tjetër, individët, duke qëndruar në izolim dhe të shkëputur nga puna, kanë qenë të prirë për më pak infarkte dhe goditje të tjera në tru”, thotë Petrit Malaj, pneumolog. Edhe tkurrja e popullsisë është një tjetër faktor. Mjekët kanë konstatuar se kërkesa për shërbime spitalore ka shënuar rënie të lartë, përfshirë dhe urgjencat e zakonshme në spitale, teksa izolimi duket se i ka bërë mirë dhe sëmundjeve të tjera.

Megjithatë, në afatin e gjatë, mjekët pohojnë se izolimi pritet të ketë ndikuar negativisht, pasi të sëmurët kronikë kanë shtyrë marrjen e trajtimeve, ndërsa të sëmurët potencialë kanë shtyrë vizitat te mjeku dhe kjo vonon diagnoslikimin dhe e bën më të vështirë shërimin.

Alban Ylli, epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik, thotë se është e vështirë që të bëhet një analizë me kaq të dhëna që janë të disponueshme, pasi duhen studivar shkaqet e vdekjeve dhe grupmoshat. Me përjashtim të pakësimit të numrit të përgjithshëm të rezidentëve në Shqipëri, ai nuk sheh shkak tjetër të një uljeje të mundshme të vdekshmërisë bruto. Një studim shkencor i epidemiologëve Alban Ylli, Yan Yan Wu, Genc Burazeri, Catherine M. Pirkle, Tetine Sentell, i botuar në portalin shkencor për shëndetësinë “Medrxiv”, gjeti se vendet që u prekën në fazën e hershme nga Virusi COVID-19 patën rezultate të këqija sa i përket vdekshmërisë.

Në të kundërt, vendet e Europës Lindore, ku përfshihet edhe Shqipëria, morën masa drastike në kohë, duke frenuar përhapjen e virusit në pikun e tij. Sipas epidemiologëve, kjo mund të shpjegojë vdekshmërinë e ulët në Europën Lindore në raport me Perëndimin. Studiuesit pohojnë se përhapja më e ngadaltë e epidemisë në Europën Lindore është ndihmuar nga një urbanizim i ulët dhe nga vaksina kundër tuberkulozit, e cila ende aplikohet në masë në këto vende. Organizata Botërore e Shëndetësie pohon se ende nuk ka të dhëna shkencore që e lidhin vaksinën kundër tuberkulozit me mbrojtjen nga COVID, por studime të tilla janë duke u kryer në Gjermani dhe Holandë.

Më shumë

spot_img