Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Covidi i preu ne mes jetën dhe karrierën politike, dje Bashkim Fino bënte thirrje që ta votonin në zgjedhjet e 25 prillit (POSTIMI)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Covid-19 i ka prerë në mes jetën dhe karrierën politike deputetit socialist Bashkim Fino në moshën 59-vjeçare.

Ai ishte i renditur sërish si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Fierit.

Ditën e djeshme Fino në rrjetet i tij sociale ka bërë një postim ku u bënte thirrje qytetarëve që ta votonin, si dhe të votonin PS.

Por ëndrra e tij është prerë në mes për shkak të virusit. Bashkim Fino prej më shumë se një muaji ishte i prekur me Covid-19, por fatkeqësisht nuk arriti që ta fitonte betejën më të rëndësishme për jetën.

Kush ishte Bashkim Fino

Bashkim Fino lindi në Tiranë, më 12 tetor 1962. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Gjithashtu ka kryer specializime për menaxhimin e pushtetit vendor në SHBA, Itali, Greqi e Finlandë. Ka një karrierë të pasur profesionale në fushën ekonomike. Në vitin 1992, Z. Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Në vitin 2004, ishte Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit

166457812 903930403729562 1634605254972447423 n
Postimi i djeshëm i Bashkim Finos
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img