Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

COVID/ Shifra ALARMUESE në Itali, Britani dhe Poloni, rastet ditore kalojnë 20 MIJË, qindra të vdekur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

87ca8893beedd8a9000ac4dc3b85dce6

Që kur u regjistrua për herë të parë në fund të vitit të kaluar në Kinë, koronavirusi është përhapur në të gjithë botën duke shkaktuar miliona të infektuar dhe viktima.

Kohët e fundit, situata e pandemisë është rënduar ndjeshëm në disa vende të Europës. Duket se një i shpërthim COVID-19 ka bërë që vendet të marrin masa konkrete për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.Shifrat e deri tanishme tregojnë një situatë mjaft alarmante të përhapjes së koronavirusit. 

Në Itali ka pasur 205 viktima vetëm në 24 orët e fundit, në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur 310 viktima, ndërsa në Poloni ka pasur 236 viktima.

Numri i vdekjeve ka ardhur në rritje në këto vende, duke treguar shifra alarmante. Numri i viktimave në Itali ka arritur gjithsej në 38 mijë e 110 persona, në Mbretërinë e Bashkuar 45,985 viktima e në Poloni 5 mijë e 85 viktima.

Përsa i përket numrit të të infektuarve, në Itali janë infektuar 24,991 persona, në Mbretërinë e Bashkuar 24,701 ndërsa në Poloni 18,820.

Padyshim, vendet më të mëdha priren të kenë një numër më të lartë si të rasteve ashtu edhe të vdekjeve. Por ka shumë faktorë të tjerë që ndikojnë, siç janë profilet demografikë të vendeve, vendet me popullatë të plakur mund të goditen më shumë sepse sëmundja është më e rrezikshme për të moshuarit.

covid.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img