Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

COVID në kopshtin e Kuçovës, edukatorja së bashku me vajzën e saj të infektuara, karantinohen edhe fëmijët e tjerë

Shkruar nga Newsbomb
ilustruese

Edukatorja e një kopshti në Kuçovë së bashku me vajzën e saj, regjistruar në këtë kopësht janë prekur nga Covid.

 

Sipas informacioneve, edukatorja ka qenë aktive në punë, deri në momentin që ka shfaqur shenjat e virusit dhe pas kryerjes së tamponit ka rezultuar me koronavirus. 

Edukatorja është karantinuar së bashku me familjen e saj, ndërkohë që janë karantinuar edhe 12 fëmijët e grupit ku ajo punonte, të cilët do ti nënshtrohen testimit.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Higjenës bëjnë me dije se është kryer dezinfektimi i kopshtit.

Kujtojmë se Instituti i shëndetit Publik (ISHP) do të nxjerrë ditën e sotme listën e mësuesve të infektuar deri më tani.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll