Covid i ka marrë jetën në një moshë të re biznesmenit shqiptar nga Kosova, Faton Hoti. Lajmi u bë me dije ditën e djeshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët e njihnin Hotin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale deputeti Sami Lushtaku i shprehu ngushëllime familjes të së ndjerit duke shtuar së ai ishte një djalë i mirë i respektueshëm dhe se do të mbahet mend gjithmonë si i tillë.
“I trishtë është lajmi për vdekjen e hershme të afaristit nga Skenderaj, Faton Hoti. Fatoni ishte djalë shumë i respektueshëm e punëtor i madh. Kishte natyrë të hareshme e mirësjellje me të gjithë. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë. Në këto momente të rënda, u dërgoj ngushëllimet me të thella familjes Hoti, shoqërisë e dashamirëve. U prehtë në paqe!”, shkruan Lushtaku.
Gjithashtu edhe këngëtarja Leonora Jakupi ka reaguar e trishtuar për këtë lajm të hidhur, teksa ka zbuluar se me Fation Hotin ka qenë dikur në të njëjtën klasë.
“Ahh Faton shoku im i klasës na e këpute shpirtin. Ishe pika e djalit bre Faton”, shkruan Leonora në një postim.
