Covid i mori jetën sot mikut të tij, dedikimi prekës i shkrimtarit: Si e njoha Arben Bajon në një ditë gushti si kjo ditë e fundit për të

Publikuar tek: aktualitet, më 10:51 09-08-2020 Covid i mori jetën sot mikut të tij, dedikimi prekës i shkrimtarit: Si e njoha Arben Bajon në një ditë gushti si kjo ditë e fundit për të Virion Graci 

Nga shkrimtari, Virion Graci 

Në këtë ditë gushti që paska qenë e fundit për skulptorin e shquar Arben Bajo kujtoj dhe unë ditët e para të një gushti të larget kur jam njohur me të; në verën e vitit ’86 shkëmbeheshim mëngjeseve e mbasditeve rrugës së pashtruar Votuca-Picar, unë duke shkuar në punë krahu, pritur të me dilte e drejta e studimit, ai me një punësim a praktike të perkohshme në qendrën e atyshme të kultures, diçka e tillë. Përshendetjeve inerciale ‘mirëmengjes,’ ‘mirëdita’ iu shtuan buzëqeshjet, kureshtia e pa shmangeshme, prezantimet, njohjet e ndërsjelleta dhe solidariteti, të dy ënderrimtarë…

Dy vite më vonë në Tiranë, studentë fatlume e miq të afërt…

Kam qenë me të kur përgatiste skulpturën ‘Vdekja’ (a ‘Pavdekesia’-nuk me kujtohet titulli përfundimtar) punim me të cilin u diplomua në ILA. Menjëherë pas ceremonisë së sukseseshme të diplomimit u detyrua të merrte rrugën e mërgimit…

E kam takuar rastësisht në Qafen e Pazarit ca vite më vonë, ende emigrant ekonomik në Greqi; në 2010 u vendosëm në Tiranë dhe jemi parë e kemi qenë pranë njëri-tjetrit më shpesh…

Me energji, frymëzim e përqendrim vetmohues bëri me qindra punime, hapi disa ekspozita, solli në jetë dhjetëra Ide te Larta Estetike, me qindra Mishërime e Perfytyrime të arrira të Së Bukurës, të Së mirës; përjtesoi Njeriut në pergjithesi e kujtimin e shquar të Njerëzve të Përvetshëm, në veçanti…

Arben Bajo i dha Frymen e Tij baltës dhe e Shenjtëroi. I Dritës së Shenjtë qofte Shpirti i tij i Bukur, i Mirë, I Pavdekshëm.
Prehu në paqe miku ynë.

117524960_10223902299292215_5171967861119308148_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërndante lëndë narkotike në lokal, arrestohet 24-vjeçari nga Lushnja
Situata e Covid, Kalo e nis mëngjesin i revoltuar: Prej muajsh nuk janë dezinfektuar ambientet publike, ato GJALLOJNË nga insektet fluturuese (RREZIQET) »
Article Logic
Execution time: 0.017427921295166
array(1) { ["section"]=> string(142) "covid-i-mori-jeten-sot-mikut-te-tij-dedikimi-prekes-i-shkrimtarit-si-e-njoha-arben-bajon-ne-nje-dite-gushti-si-kjo-dite-e-fundit-per-te-216566" }