Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

COVID i mori jetën ish-kryebashkiakut të Pukës, Basha mesazh ngushëllimi: Do kujtohet përherë nga brezat e nxënësve që arsimoi dhe familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3053f28b1b9690248bb0161b8cb3bf5c

Ditën e sotme u nda nga jeta për shkak të COVID-19 ish-kryebashkiaku demokrat i Pukës Beqir Arifaj, i cili prej ditësh po kurohej në Turqi.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një mesazh ngushëllimi për familjarët dhe miqtë e të ndjerit.

Ai shprehet se Beqir Arifaj do të kujtohet përherë me mirënjohje nga brezat e nxënësve që arsimoi me pasion dhe dhembshuri, nga familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim.

“Mësova me hidhërim të thellë për ndarjen nga jeta të Beqir Arifajt, arsimtarit, politikanit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë Pukë. Ngushëllimet, lutjet dhe mendimet e mija janë me familjarët që humbën babain dhe bashkëshortin e përkushtuar, dhe me gjithë miqtë dhe kolegët e tij.

Beqir Arifaj do të kujtohet përherë me mirënjohje nga brezat e nxënësve që arsimoi me pasion dhe dhembshuri, nga familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim dhe nga të gjithë ne miqtë e kolegët e tij të betejave për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img