Hapësire reklamuese

Aktualitet

Covid i mori bashkëshortin, Valentina Leskaj me fjalë prekëse: Kalova periudhë të vështirë, por ju ma lehtësuar dhimbjen

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_411040" align="alignnone" width=""]Valentina Leskaj[/caption]

Ish-deputetja e PS-së, Valentina Leskaj dy javë më parë fatkeqësisht humbi bashkëshortin nga Covid-19.

Gjatë kësaj kohe ajo nuk ka qenë publike dhe nuk ka dashur të flasë pasi ka kaluar dhe një gjendje jo të mirë shëndetësore, pas asaj që i ndodhi.

Sot ajo ka zgjedhur të thyejë heshtjen duke bërë një shënim në rrjete sociale, ku falenderon të gjithë që e kanë mbështetur në ato momente. Ajo thotë se periudha që kaloi ishte tepër e vështirë, por gjeti forcën edhe falë mbështetjes së madhe.

Shënimi i plotë i Valentina Leskajt

Të dashur miq, kolegë e dashamirës,

Në këto ditë të vështira të humbjes së bashkëshortit tim të dashur, babait e gjyshit të shtrenjtë të fëmijëve të mi, njeriut që na bën krenar për vlerat njerëzore dhe emrin që la, Astritit, dua të shpreh një falenderim zemre dhe mirënjohje të thellë për të gjithë ju, që me telefonatat e mesazhet e ngushëllimit, të ardhura nga çdo cep i Shipërisë e përtej kufijve të saj, na dhatë mbështetje të madhe.

Situata e vështirë shëndetsore që kalova, më pengoi t'u përgjigjesha menjëherë mesazheve tuaja, po unë besoj se falenderimi dhe mirënjohja nuk kanë të bëjnë me kohën, ato janë aty, brenda zemrave tona pavarësisht nga rrethanat e vështirësitë fizike.

Mbështetja juaj më ka dhënë mua dhe gjithë familjes, forcë dhe kurajo për të përballuar humbjen, të cilën do ta kishim më të vështirë pa mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme.

Lus me zemër të keni vetëm gëzime e mirësi në familjet tuaja, sikurse uroj më të mirën për çdo familje shqiptare në këto ditë të vështira të pandemisë.

Faleminderit nga zemra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll