Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Covid i merr jetën arkitektit 28-vjeçar, prekin të afërmit: Le dhimbje të pamatë te nëna, babai, motra dhe Ola

spot_img

Lajme të ngjashëm

185d28055fcd8aef20fefdf2d1b1acdd

Një 28-vjeçar ka humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë.

Bëhet fjalë për arkitektin Geri Lika, i cili e ka humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

Mësohet se Lika ishte i shtruar tek te Sanatoriumi, spitali Covid-2.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur të afërmit dhe miqtë e tij në rrjete sociale.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale mikja dhe kolegia e tij shkruan se ai ka lënë një boshllëk dhe dhimje tek familja dhe kolegët.

Postimi i plotë:

Ca fjalë zemre e lamtumire për Geri Lika

Një nga më të talentuarit të rinj që kam njohur, arkitekt dhe bashkë-themelues i 1ClickArchitects!

Nuk kam fjale të përshkruaj tronditjen që na ka shkaktuar humbja e tij neve që e njihnim prej nje viti dhe vetëm mund t’a marrim me mend dhimbjen shkatërruese për Olen e tij, nënën, babain, motrën e gjithë të afermit e tij.

Flasim për Geri Lika, ky djalë i pashëm, i mençur mbi moshën e tij veç 28 vjeçare, i talentuar, i qeshur dhe me humor të hollë, i menduar dhe i planifikuar në çdo hap me mendime e endrra për të, Olën dhe 1ClickArchitects.

Ishte një vit i jashtëzakonshëm për të tre ata, me plane, me zbatime dhe paralelisht ecje dhe Geri plot entuziazëm dhe pa asnjë merak, se ‘”gjërat po ecin mirë, shume mirë Lida”.

Kujtoj cdo sesion-takim me Gerin dhe Olën dhe çdo të Shtunë të Sukseshme me grupet e VeproACTS dhe do mbaj të shtrenjta në kujtesë çdo mendim e kontribut të Gerit, çdo ide e përpjekje të tij për të ndërtuar një kompani mirëfilli arkitekturore.

Kujtoj takimin e parë me Gerin dhe Olën te Qendra Stefan, një djalosh që duke folur pak, me tregoi shume për vizionin që kishte për jetën e tij dhe të Oles përmes 1ClickArchitects.

E lumtur isha që po njihja dy të rinj që të ardhmen e shihnin këtu, në Shqipëri, me punë të ndershme, me vizion të madh dhe me vullnetin e jashtëzakonshëm për t’a kthyer në realitet ëndrrën e tyre të nisur që në bangat e shkolles së lartë, biznesin e tyre.

Përgjatë punës bashkë, u kthyen në dy miq të shkëlqyer dhe si në takimet me ta si çift, edhe në seminaret në grupet e VeproACTS, shtonin vlerë me mendimet e tyre te pjekura, me bagazhin e pamasë të njohurive, si dhe me humorin që Geri dhe une e drejtonim drejt Olës, Arjola Kuqi, qendrës së tij të interesit dhe dashurisë.

Geri Lika, le shumë, shumë trashëgimi për kaq pak vite jetë, dhe le kaq shumë dashuri te të gjithë që të njohëm.

Le shumë pa jetuar dhe dhimbje të pamatë te Ola, nëna, babai, motra dhe gjithë sa ti doje.

Le boshllek dhe dhimbje edhe te ne, grupet e punës te programit VeproACTS.

Shumë…

Falenderurse Perëndise që të njoha ty dhe miken për jetë Olen tënde.

MiqësScreenshot_1.pngisht,

 

Më shumë

spot_img