Koronavirusi i gjatë mund të zgjasë deri në një vit, veçanërisht nëse pacienti qëndron i shtruar në spital, thotë një studim i ri.
Sipas studimit të publikuar në gazetën mjekësore “The Lancet Respiratory Medicine”, vetëm një në katër pacientë arrin të rikuperohet plotësisht nga Covid-19 në një periudhë një vjeçare.
Studimi gjithashtu gjeti se pacientet femra kanë 32 për qind më pak gjasa sesa meshkujt, të kesh obezitet ka 50% mundësi më tepër dhe të jesh në ventilim mekanik ka 58 për qind më pak gjasa të shërohesh plotësish brenda vitit.
Hulumtimi është i bazuar në të dhënat e 2,320 pacientëve britanikë.
“Ne zbuluam se gjinia femërore dhe obeziteti ishin faktorët kryesorë të rrezikut për të mos u rikuperuar në një vit,” tha studiuesja Rachael Evans nga Universiteti i Leicesterit në Britaninë e Madhe.
“Në grupet tona, gjinia femërore dhe obeziteti u shoqëruan gjithashtu me probleme më serioze të vazhdueshme shëndetësore”, shtoi Evans, duke spekuluar mbi nevojën për rehabilitim afatgjatë të mbikëqyrur për këta pacientë.
Simptomat më të zakonshme të Covid-it të gjatë ishin lodhja, dhimbja e muskujve, ngadalësimi fizik, gjumi i dobët dhe vështirësi në frymëmarrje.