Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Covid: Gjermania me mbi 52,000 raste të reja infektimesh, 340 vdekje në 24 orë

Shkruar nga Newsbomb
Covid: Gjermania me mbi 52,000 raste të reja infektimesh, 340 vdekje

Gjermania ka shënuar një tjetër rekord infektimesh nga koronavirusi në një ditë të vetme.

Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet, në 24 orët e fundit janë regjistruar +52,685 raste të reja dhe mbi 340 viktima.

“Aktualisht po shkojmë drejt një emergjence serioze,” tha Lothar Wieler, drejtor i Institutit Robert Koch nga agjencia gjermane e kontrollit të sëmundjeve. “Ne do të kemi një Krishtlindje vërtet të tmerrshme nëse nuk marrim kundërmasa tani.”

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Gjermania vendosi të mos ndjekë shembullin austriak, që e bëri vaksinimin të detyrueshëm dhe urdhëroi karantinë për të gjithë të pavaksinuarit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll