Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
31 %
5.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Covid Free/ Ka një vend shumë afër nesh që po josh çdo ditë e më shumë turistë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Turizmi është çelësi i rimëkëmbjes së shumë vendeve të vogla të goditura nga pandemia që shkaktoi qindra miliona euro humbje. Fqinji i Malit të Zi e ka kuptuar prej kohësh këtë dhe çdo ditë e më tepër po josh turistë nga anë e kënd botës.

Pa kurrfarë tamponi detyrues në kufi, vetëm me siguracionin me vete kalon shpejt në Ulqin për një periudhë vërtet çlodhëse pushimesh.

Nuk të duhet të kërkosh fare. 7 kilometra larg qytetit të vjetër të Ulqinit, Azul Beach Resort është vendi ku mund t’i gjesh të gjitha. Privatësinë, qetësinë, argëtimin, natyrën dhe, mbi të gjitha, shërbimin.

Shërbimi është ai që detyron shpesh shqiptarët të braktisin plazhet përrallorë të jugut dhe të kalojnë kufijtë. E matanë kufijve duket se e kanë shumë të qartë sesa jetike është për turizmin një shërbim i mirë.

Një shërbim i mirë që nuk lidhet vetëm me higjienën, pastrimin e vazhdueshëm të pishinave e rërës së plazhit, as me ushqimin aq të shijshëm por mbi të gjitha me trajtimin e turistit.

Turisti, është prioriteti i parë!

Në Azul Beach resort është menduar si për të moshuarit që duan të bëjnë pushime të qeta, larg zhurmave, në rërën e butë të plazhit, si për të rinjtë që duan sporte e adrenalinë, edhe për fëmijët të cilët mezi i presin këto ditë pushimi për pak argëtim. Nëse shumë biznese turistike ende nuk e kanë kuptuar sesa e rëndësishme është që fëmijët të mos kenë të vetmin ambient pushimi kafen ku ulen prindërit, atëhere jemi shumë larg të të kuptuarit të turizmit.

Dhe ç’është më magjepësja… është ruajtur origjinaliteti dhe simbioza me natyrën. Godinat e resortit dhe ato përrreth nuk i kalojnë 2-3 kate dhe kjo të jep një ndjesi të papërshkrueshme qetësie. Dora e njeriut nuk ka ndërhyrë për të ngritur përbindësha betoni që vrasin sytë dhe shpirtin, por për ta gjallëruar e gjelbëruar çdo metër tokë.

Aq sa hera herës harron që je në resort dhe kujton sikur po pushon në një shtëpizë ëndrrash, ku ke edhe pishinën, edhe detin, edhe malin…

Shqiptarët janë të parët për të zbuluar vende si këto, ndaj mes turistësh shumëkombësh, ka edhe plot shqiptarë.

Madje një pjesë e stafit të shërbimit janë gjithashtu shqiptarë. Restoranti gëlon nga energjia e plot djemve e vajzave të reja nga Shkodra e Kraja e Ulqinit që shërbejnë me dashamirësi e përkujdes.

Sa paguan, për sa shumë shërbehet e ofrohet, ia vlen çdo qindarkë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img