Tirana
clear sky
8 ° C
8 °
8 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
9 °
Enj
17 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
20 °
E enjte, 22 Prill, 2021
spot_img

‘Covid do të trajtohet si grip i zakonshëm’, mjeku i njohur tregon a do të ketë më karantinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Karantina totale nuk do të kthehet dhe kufizimet për parandalimin e Covid-19 do të përfundojnë. Sipas një parashikimi të bërë nga professor, Chris Whitty, Covid-19 do të trajtohet në mënyrë të ngjashme me gripin.

Chris Whitty

Kryeshefi mjekësor i Anglisë tha se një sasi mjaft e madhe e vaksinave kundër Covid-19 mund të jetë e disponueshme për publikun brenda dy vjetësh. Ai gjithashtu tha se shumica e ekspertëve janë në të njëjtin mendim që Covid-19 do të zerë vendin e gripit në shoqëri si një virus sezonal.

Gripi mund të vrasë 20.000 deri në 25.000 persona në vit dhe mjeku thotë se: Nuk është grip, është një sëmundje krejtësisht e ndryshme, por çështja që po them është, këtu është një sëmundje sezonale, shumë e rrezikshme që vret mijëra njerëz çdo vit dhe shoqëria ka zgjedhur një mënyrë të veçantë rreth saj.

Duke ofruar shpresë për qytetarët e lodhur nga pandemia ai tha se “vendi nuk do të futet në karantinë dhe nuk do të ketë një sistem bllokimi. Ai shtoi se Britania e Madhe “ka një situatë kaq të vështirë për të kaluar në këtë moment”, por shkenca do të gjejë një mënyrë për t’u marrë me llojet e reja të Covid-19 që mbeten një kërcënim për vendin.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img