Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Covid bën “namin” në vendin tonë, vijojnë shifrat ALARMANTE të infektimeve, 4 persona humbin jetën

Shkruar nga Newsbomb
Covid bën “namin” në vendin tonë, vijojnë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 5280 testime, prej të cilave 1697 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se fatkeqësisht 4 persona kanë humbur jetën, ndërsa 935 të tjerë kanë arritur të shërohen.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5280 testime, 1697 qytetarë të infektuar, 4 humbje jete dhe 935 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5280 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1697 qytetarë, në këto bashki:

745 në Tiranë, 89 në Durrës, 86 në Shkodër, 67 në Gjirokastër, 63 në Vlorë, 51 në Elbasan, 45 në Kamëz, nga 44 qytetarë në Lushnje, Fier, 34 në Lezhë, 31 në Berat, 29 në Sarandë, 27 në Mallakastër, 26 në Mat, 25 në Korçë, 24 në Dimal, 23 në Krujë, 20 në Vorë, 18 në Dibër, 15 në Devoll, 13 në Divjakë, nga 11 qytetarë në Delvinë, Kavajë, nga 10 qytetarë në Tepelenë, Kuçovë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Roskovec, Kukës, nga 8 qytetarë në Kurbin, Shijak, nga 7 qytetarë në Pogradec, Këlcyrë, nga 6 qytetarë në Himarë, Kolonjë, Prrenjas, nga 5 qytetarë në Librazhd, Përmet, Selenicë, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Tropojë, Peqin, nga 3 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Has, Konispol, Maliq, Belsh, nga 1 qytetar në Dropull, Libohovë, Fushë Arrëz. 

Janë 21,167 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Shijaku 75 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 78-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 935 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 208,201 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1697

Të shëruar në 24 orë       935

Të shtruar në spitale       148

Humbje jete në 24 orë    4

Testime ditore                 5280

Testime totale              1,576,865

Raste pozitive                 232,637

Raste të shëruara             208,201

Raste Aktive                      21,167

Humbje jete                         3,269

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            10157

Durrës             1736

Fier                 1613

Elbasan           1502

Shkodër          1308

Vlorë                1264

Gjirokastër       979

Berat               768

Lezhë              698

Korçë               683

Dibër                266

Kukës               193

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll