Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Covid 3 është gati’, Manastirliu publikon fotot nga spitali: Do të hapet sapo... (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar ditën e sotme disa foto nga spitali Covid-3.

Manastirliu me anë të një postimi në ‘facebook’ shprehet se Covid3 është gati dhe se do të hapet sapo të plotësohen kapacitetet e Covid1 dhe Covid2.

Ndër të tjera ajo shprehet se Covid3 është i pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe stafet e trainuara të mjekëve dhe infermierëve, që do të shërbejnë për qytetarët e prekur nga koronavirusi.

“Covid 3 është gati! Do të hapet sapo të plotësohen kapacitetet e Covid 1 dhe Covid 2. Covid 3 është i pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme, dhe mbi të gjitha stafet e trainuara të mjekëve dhe infermierëve, që do të shërbejnë për qytetarët e prekur nga koronavirusi. Ata, mjekët dhe infermierët dhe ne si qeveri, nuk e kemi ndalur për asnjë moment punën që nga fillimi i epidemisë, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për përballimin e saj. Ju lutem mbani maskën, ruani distancimin social dhe higjienën vetiake. Sepse bashkë mund ta përballojmë emergjencën shëndetësore me të cilën po përballet jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota,” shkruan Manastirliu në postiminn e saj.

122657294_1082351968887519_7384588982565621306_o.jpg122725242_1082352092220840_8042912566910459183_o.jpg122492694_1082352035554179_7301844587490735024_o.jpg122679824_1082352108887505_4110171865192885977_o.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll