Hapësire reklamuese

Aktualitet

Covid-19: 5 raste të reja në të gjithë Shqipërinë, në spitale vetëm 28 pacientë

Shkruar nga Newsbomb

Një tjetër ditë pa asnjë viktimë nga koronavirusi në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 25 orëve të fundit janë shënuar vetëm 5 raste të reja. Ndërsa në përmirësimin e situatës duket se ka ndikuar jo vetëm vaksinimi në masë por edhe mbërritja e stinës së verës.

Shifrat e plota:

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 1881 testime, 37 të shëruar, 5 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 1881 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, nga 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,664 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (6 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        5

Të shëruar në 24 orë      37

Të shtruar në spitale      28

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                1,881

Testime totale             738,472

Raste pozitive             132,379

Raste të shëruara        129,664

Raste Aktive                  264

Humbje jete                  2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         65

Shkodër       55

Berat             35

Korçë            33

Lezhë           25

Elbasan        16

Vlorë             11

Gjirokastër   10

Durrës          4

Kukës           4

Fier                4

Dibër          2

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll