Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
0.5kmh
75 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Covid-19/ Veliaj dhe ministrja Xhaçka inspektojnë tregjet në kryeqytet: Të ruajmë atë çfarë kemi arritur deri më tani

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4df881beb254567a91b168d4125dd393

Falë rregullave të reja të vendosura nga Bashkia e Tiranës në tregjet publike, njerëzit qëndrojnë në radhë dhe nuk krijojnë grumbullime të rrezikshme për përhapjen e COVID-19.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bashkë me Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektuan sot menaxhimin e situatës në tregun e Kombinatit dhe në disa tregje të tjera në kryeqytet, ku vihet re një sensibilizim i qytetarëve në ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e radhës.

“Dua të shpreh një falenderim sot për të gjithë qytetarët që kanë treguar një bashkëpunim të shkëlqyer. Kemi qenë me Oltën në 3-4 stacione gjatë ditës, kemi pasur jo vetëm bashkëpunim mes Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe Ushtrisë, po edhe një bashkëpunim fantastik të qytetarëve, të cilët mesa duket kanë kuptuar që pavarësisht se mbyllemi për fundjavë, e hëna na gjen prapë me tregjet plot, prapë ka ushqime, prapë nuk ka ndaluar furnizimi”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se ky bashkëpunim i qytetarëve do të duhet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërkohë që nga kjo e hënë do të nisin edhe masat lehtësuese.

“Kjo lloj qytetarie është e nevojshme, teksa kryeministri ka njoftuar që situata do të lirohet pak. Do të thotë që do kemi më shumë kohë për pazar. Ishte shumë e nevojshme që qytetarët të na përgjigjen me këtë sens bashkëpunimi që kemi pasur sot. Në Tiranë kemi pasur një sjellje shembullore, me pak koordinim nga ana e institucioneve shtetërore dhe pak bashkëpunim nga qytetarët jam i bindur që do ta kalojmë faqebardhë këtë betejë. Kjo na ndihmon që pastaj të ndjekim problematika të tjera, teksa tregjet janë vënë në vijë”, deklaroi ai.

Veliaj bëri të ditur se monitorimi i tregjeve do të vijojë dhe bashkëpunimi Polici e Shtetit, Polici Bashkiake dhe Ushtri do të jetë në të gjitha pikat problematike, si për qarkullimin, si për higjienën, ashtu edhe për veprimtarinë në tregje.

Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka theksoi se masat e ndërmarra deri më tani kanë pasur një rezultat fantastik, por kjo nuk duhet të na bëjë të humbasim vëmendjen. “Mendoj se ndëshkimi i të gjithë atyre që nuk i respektojë rregullat duhet të vazhdojë të jetë i posaçëm, qoftë me masa administrative apo gjoba, qoftë me arrest me burg në varësi të veprës. Kjo është shumë e rëndësishme, në mënyrë që të vazhdojmë të ruajmë çfarë kemi arritur deri më tani në veprimtarinë e jetës së qytetarëve të Tiranës në veçanti, por dhe të gjithë Shqipërisë. Kështu që, ne jemi në mbështetje të Policisë së Shtetit, policisë bashkiake. Do të jemi në terren, edhe sot, edhe nesër, dhe deri në përballimin e plotë të situates”, tha ministrja Xhaçka.

Pranë tregjeve, Bashkia e Tiranës ka instaluar kabina dezinfektimi, ndërkohë që Policia Bashkia, Policia e Shtetit dhe efektivë të Forca të Armatosura kujdesen për respektimin e rregullit të distancimit dhe ruajtjen e radhës nga qytetarët.

 

 

92927531_536236260622842_4161282169714507776_n.jpg92477292_267702090906751_6790018853146460160_n.jpg92828645_1807562362714226_3333732196153294848_n.jpg93118055_263248568140842_293241872841703424_n.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img