Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Covid-19 shkaktoi rënien më të madhe të jetëgjatësisë që nga Lufta II Botërore, ja cilat vende preku më shumë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pandemia Covid-19 shkaktoi një nga rëniet më të mëdha të jetëgjatësisë që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas hulumtimit të botuar në International Journal of Epidemiology.

Nga 29 vendet e studiuara nga studiuesit nga Universiteti i Oksfordit, vetëm Danimarka dhe Norvegjia nuk panë një rënie të jetëgjatësisë në vitin 2020, sipas të dhënave demografike.

Shtetet e Bashkuara regjistruan humbjet më të mëdha si tek burrat ashtu edhe tek gratë, përkatësisht 2.2 vjet dhe 1.65 vjet në krahasim me nivelet e vitit 2019, respektivisht, diçka që Ridhi Kashyap, autori kryesor i studimit, tha se mund të shpjegohet pjesërisht nga “rritja e dukshme e vdekjeve midis të moshuarve në punë për shkak të Covid-19.

Burrat përjetuan rënie më të mëdha të jetëgjatësisë në krahasim me gratë në shumicën e vendeve të studiuara, duke rënë me më shumë se një vit për burrat në 11 vende dhe në tetë për gratë.

Pas Shteteve të Bashkuara, gratë në Spanjë dhe burrat në Lituani, Bullgari dhe Poloni përjetuan rënien më të madhe të jetëgjatësisë, duke rënë 1.5 vjet ose më shumë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img