Hapësire reklamuese

Bota

Covid-19 po bën namin, cili është shteti i dashur për turistët që po përjeton tmerrin e virusit, çdo minutë vdes një person

Shkruar nga Newsbomb
Foto nga Mexico

Koronavirusi është shtrirë në të gjithë botën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme kryesisht në njerëz, por dhe në ekonomi.

Një nga shtetet më të prekura është Meksika, ku vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 12 mijë raste të reja dhe 1707 viktima, mesatarisht më shumë se 1 person në orë humb jetën.

Në total Meksika ka gati 1.9 milionë të prekur dhe mbi 161 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë.

Vendin e parë në listë për 24 orët e fundit e mban Britania me mbi 20 mijë raste të reja dhe 915 viktima, më pas Rusia dhe Brazili. Italia vijon të mbetet në të njejtat ujëra përsa i përket dhe rasteve të reja dhe numrit të viktimave në 24 orë.

Screenshot_11.jpg

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.