Hapësire reklamuese

Aktualitet

COVID-19/ Pipero përgjigjet për personat me diabet, me probleme kardiovaskulare dhe alergjikët (SA RREZIKOJNË)

Shkruar nga Newsbomb

Bota po përballet me një situatë të frikshme, shumë shtete janë prekur nga koronavirusi, virusi që po u merrr jetën me qindra personave në ditë dhe që po infekton me mijëra të tjerë.

Vendi ynë prej disa ditësh është prekur gjithashtu ndaj frika dhe paniku janë prezente. Qytetarët kanë bërë pyetje të ndryshme rreth kësaj situate të cilave u përgjigjur doktor Pëllumb Pipero i ftuar në “Rreze Dielli”.

Më poshtë pyetjet dhe përgjigjet:

1.Kur ndej rrobat në tel a ka problem? 

Nuk ka problem, nuk mund të infektohesh.

2. Jam një pacient që kam pasur kontakt të ngushtë me personat 0, nuk kam problem vetë, por kam një vajzë 20 vjeçe dhe ka të gjitha simtomat, ka kollë dhe fyt të thatë.

Këto nuk janë shenja tipike të COVID-19, respektoni këshillat, qëndroni në shtëpi nëse vajzës i shtohen ethet dhe problem me frymëmarrjen atëherë telefononi për këshilla të mëtejshme.

3. A duhet të jenë individuale peshqirat?

Nëse lajmë duart me ujë, sapun dhe përdorim dhe alkoolin nuk është nevoja për peshqir individual.

4. Kolla vetëm në mëngjes a është një shenjë?

Personat që kanë udhëtuar dhe brenda 14 ditësh kanë kollë mund të jetë një shenjë. Nëse nuk ke udhëtuar dhe ke kollë nuk je i prekur nëse iu shtohet kolla, temperatura dhe keni vështirësi në frymëmarrje telefononi 127.

5. Jam një diabetik, mirëpo diabetin e kam në kontroll,80 me 90. A jam i rrezikuar?

Personat me diabet janë të rrezikuar dhe nëse infektohen kanë komplikacione më të rënda. Ju duhet të keni 2-fish kujdes.

6. Unë vuaj nga sëmundjet kardiovaskulare kam bllokim frymëmarrje por nuk kam pasur kontakt me persona të infektuar

Personat me probleme kardiovaskulare janë grupe rrisku shumë të lartë. Të gjithë ne jemi të ndjeshëm por ju duhet të jeni shumë më të kujdesshëm.

7. Nëse jemi të prekur por nuk kemi simptoma si do ta kuptojmë?

Mos e bëni këtë pyetje nëse nuk ke simptoma ne nuk mund ta kuptojmë, personat që kanë ankesa i nënshtrohen ekzaminimeve.

8. Unë kam një vajzë 4 vjeçare e cila është alergjike

Mos kini merak alergjia nuk futet tek personat që rrezikojnë nga virusi. Fëmijët janë më pak të pekshëm, mos mendoni se fëmijët nuk preken, fëmijët preken por e kalojnë më lehtë.

9. Jam banues në Tiranë, desha të pyes kam një fëmijë që vuan nga epilepsia kam 18 ditë që e mbaj brenda a është i rrezikuar?

Nuk është tek grupi i rriskut por respektoni masat dhe bëni kujdes deri në fund të kësaj situate.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu