Hapësire reklamuese

Rajoni

Covid-19/ Pas Kosovës, edhe Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Shkruar nga Newsbomb
Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka vendosur të shpallë sot gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

Sipas mediave vendase, bëhet me dije se ditën e sotme rreth orës 14:00 Maqedoni e Veriut do të marrë vendimin lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë numri i të prekurve ka shkuar në 26.

Kujtojmë se ditën e sotme edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll