Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Covid-19 nuk kursen bluzat e bardha, i merr jetën infermieres 57-vjeçare

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vazhdojnë humbjet e jetëve nga rradhët e bluzave të bardha nga Covid-19.  Luftën me koronavirusin nuk ka mundur ta fitojë infermierja, Fatime Poci, 57-vjeçe.

Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Infermierit, ku nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve të 57-vjeçares.

Njoftimi i plotë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Znj. Fatime Poci, 57 vjeçe prekur nga Covid-19.

Ndarja nga jeta e znj . Poci, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të, me nje eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd  dhe pranë Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Më shumë

spot_img
spot_img