Hapësire reklamuese

Bota

COVID-19 ‘nën kontroll’ në Gjermani, shumë të prekur, por ‘pak’ viktima (SHIFRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Gjermania është vend ii pestë përsa i përket numrit të të prekurve me koronavirus në të gjithë botën, referuar shifrave të fundit nga ‘worldmeters’.

Në total janë 74.508 të infektuar me covid-19 në Gjermani, me 2700 raste të reja në 24 orët e fundit, por në krahasim me shtetet e tjera, numri i viktimave mund të konsiderohet relativisht i ulët.

Ditën e fundit në Gjermani janë regjistruar 46 viktima, me një numër total prej 821. Çdo jetë e humbur është “shumë”, por nëse bëjmë një krahasim mes numrit të të prekurve dhe viktimave, Gjermania duke se e ka “kontroll” situatën, nëse e krahasojmë me Spanjën apo Italinë, të cilat kanë respektivisht 9 mijë dhe mbi 12 mijë viktima.

Numri it ë shëruarve në Gjermani është 16.100, ndërsa në gjendje kritike janë 2675 pacientë.

Sondazh

Poll