
Një prej tregjeve më të mëdhenj në Durrës është mbyllur krejt papritur, masë kjo e marrë kundër përhapjes së Covid-19.
Rreth 300 tregtarë sot në mëngjes ndërsa kanë shkuar të nisin punën janë përballur me policinë e cila u ka njoftuar mbylljen e tregut e fruta-perimeve.
Tregtarët janë të revoltuar pasi askush nuk i kishte lajmëruar më herët për mbylljen e tregut ndërsa shtojnë se produktet e tyre do të prishen.
Në vazhdim tregtarët do të transferohen në disa pika të tjera në qytet. Atyre u është vënë në dispozicion hapësira tek sheshi i stadiumit, ai te ‘Mauzoleu i Dëshmorëve’ si edhe te shkolla e Muzikës.
Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 212, 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërkohë që 4 nga këta pacientë janë në frymëmarrje të drejtuar.
Tirana është qyteti me numrin më të madh të të prekurve, me 121 raste.