Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Covid-19 ‘kyç’ Italinë, përgatitet mbyllja e 4 rajoneve, ja rregullat e reja dhe ndarja sipas zonave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1072827ee1ed73e3800aca3004083942

Katër rajone italiane do të hyjnë në bllokim të pjesshëm nga e premtja, teksa qeveria përpiqet të rimarrë kontrollin e pandemisë së koronavirusit. 

Qeveria e Giuseppe Conte po përpiqet të shmangë një mbyllje të plotë kombëtare dhe në vend të kësaj ka futur një sistem me tre nivele që ndan 20 rajone të vendit sipas nivelit të rrezikut.

Rajonet veriore të Lombardisë, Piemonte dhe Lugina e Aostës, së bashku me Kalabrinë në jug, janë vendosur në “zonën e kuqe”, që do të thotë se njerëzit do të jenë në gjendje të lënë shtëpitë e tyre vetëm për punë, arsye shëndetësore ose emergjence. Ndërkohë, baret, restorantet dhe dyqanet jo thelbësore, përveç parukerive do të mbyllen. Njerëzit do të ndalohen të udhëtojnë brenda ose jashtë rajoneve të tyre.

Në Pulia dhe Sicili , të cilat janë vendosur në zonën portokalli, baret dhe restorantet do të mbyllen dhe njerëzit do të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm brenda qytetit, por duke mos i lënë ato.  

Pjesa tjetër e vendit do të jetë në zonën e verdhë, që do të thotë se nuk do të ketë kufizime të reja përveç atyre të imponuara tashmë në shkallë vendi, të tilla si mbyllja e ora 18:00 të bareve dhe restoranteve dhe mbyllja e plotë e kinemave, teatrove dhe palestrave. Të gjitha rajonet do të jenë nën një shtetrrethim nga ora 22:00 – 05 të mëngjesit.

Ndryshe nga vala e parë e infektimeve, fabrikat do të qëndrojnë të hapura në të gjithë vendin. Kufizimet për rajone janë përcaktuar nga shkalla e transmetimit Covid-19, numri i infeksioneve dhe personave me simptoma dhe disponueshmëria e shtretërve spitalorë. Masat do të jenë në fuqi deri më 3 dhjetor. Italia regjistroi 30,550 raste të reja me koronavirus dhe 352 viktima në 24 orët e fundit, duke qënë edhe një ndër shtetet më të goditura nga pandemia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img