Hapësire reklamuese

Bota

Covid-19 “kryqëzon” Rusinë, qeveria gati të marrë masat drastike, ndërsa ky vend futet përsëri në karantinë

Shkruar nga Newsbomb
Covid-19 “kryqëzon” Rusinë, qeveria gati të

Në Rusi është regjistruar një tjetër rekord i vdekjeve nga Covid-19. Sipas të dhënave zyrtare nga qendra për luftimin e Covid-19 mësohet se ditën e sotme janë regjistruar 1,028 vdekje.

Rekordi i fundit u shënua ditën e djeshme me 1,015 vdekje, teksa numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19 ka shkur në 225,353.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit 34,073 persona rezultuan pozitiv me Covid-19, nga të cilët 3,067 raste janë asimptomatik.

Duke marrë parasysh këto shifra të frikshme, qeveria do të zhvillojë një mbledhje ku pritet qëtë shtrengohen masat deri në atë pikë sa vendit të futet përsëri në karantinë.

Edhe në Letoni shifrat e frikshme të Covid-19 kanë detyryar që autoritet përkatëse të futin vendin  në karantinë për një muaj.

Vetëm 57% e 1.9 milion letonezëve janë vaksinuar plotësisht, shumë më poshtë mesatares së BE -së prej 74%.

Sondazh

Poll