Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Covid-19 ka lënë dhimbje në familjen e Klea Hutës, moderatorja flet për humbjen e njeriut të shtrenjtë: Kundër rregullave të Zotit nuk dalim dot

Shkruar nga Newsbomb
Covid-19 ka lënë dhimbje në familjen e Klea Hutës,

Klea Huta është një ndër personazhet të cilët jetën e saj private ka preferuar gjithmonë ta mbaj sa më larg mediave, ndonëse nuk ka qenë aspak e lehtë.

Si rrallë herë Klea ka vendosur të flasë për familjen dhe për personat e rëndësishëm të jetës së saj, një prej tyre është dhe gjyshi i moderatores i cili fatkeqësisht nuk jeton më.

Klea e ka humbur atë në muajin shkurt nga Covid-19 dhe ikja e tij i ka shkaktuar një dhimbje tepër të madhe.

“Një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën time është gjyshi im, i cili në shkurt të këtij viti ndërroi jetë. Është një nga njerëzit më paqësor, më të brishtë, më të butë dhe më të urtë, më fjalë pak që unë kam njohur në jetën time, i cili kishte ndërtuar një marrëdhënie perfekte me gjyshen time. Nuk e ka ngritur zërin një herë se dashuria që ata kishin se ata jetojnë në fshat në Bërzhit, gjyshen e përshëndes shumë… Edhe pse nga mentaliteti i vendit apo nga situatat, rrethanat, të gjitha gjërat ai ka qenë një njeri zotëri, fisnik, shumë i bukur. Unë shpresoj t’i ngjaj në zemër dhe në shpirt atij. Ka shëtitur botën në kohën e komunizmit dhe patjetër që kjo gjë do e ketë ndihmuar të jetë më shumë largpamës dhe të ketë më shumë vision për jetën. Por shembulli që unë kam marrë nga ai është ndërtimi i marrëdhënies me gruan, me fëmijët, me nipërit, me mbesat, fantastik dhe besoj që sa të kem jetën nuk do njoh njeri si ai. E kam vuajtur shumë ikjen e tij, iku shumë i ri në fakt. Bëra gjithçka që ishte e mundur që ta mbaja në jetë, por kundër rregullave të zotit nuk dalim dot, por e di që është gjithmonë me mua”, tregoi moderatorja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll