Hapësire reklamuese

Bota

COVID 19/ Ja vendi i parë në Europë që planifikon të dalë nga izolimi, do hapen dyqanet, restorantet e kafenetë

Shkruar nga Newsbomb

Koronavirusi ka ‘gjunjëzuar’ mbarë botën ku ka me qindra të vdekur çdo ditë dhe me mijëra të tjerë të infektuar.

 

Të gjitha shtetet kanë vendosur të mbyllin biznset madje dhe kufijtë për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Edhe pse në një situatë të tillë, Austria ka deklaruar se do t’i japë fund izolimit.  Sipas kancelarit austriak, Sebastian Kurz, po planifikohet që të lejohet rihapja e dyqaneve e vogla më 14 prill. Ndërsa bizneset që kanë një rrezik më të madh do të hapen më 1 maj. Kancelari Kurz tha gjithashtu se do të hapen edhe restorantet dhe kafenetë, por nuk ka dhënë një datë të caktuar.

Sakaq, edhe për hapjen e shkollave nuk është dhënë një datë akoma. Austria mund të jetë një nga vendet e para të Europës që synon të dalë nga izolimi në mënyrë graduale.

Deri më tani, në Austri kanë 220 persona kanë humbur jetën, ndërsa 12.083 janë të infektuar.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll