Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Covid-19 i rëndon gjendjen shëndetësore aktorit të njohur, miku i tij apel shtetit: Duhet të shkojë jashtë shtetit për shërbim të specializuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Guljelm Radoja është infektuar me Covid-19 dhe gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Radoja prej ditësh ndodhet në reaminacionin e spitalit të Durrësit.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe skenaristi Bashkim Zahaj, i cili i ka kërkuar edhe ndihmë shtetit shqiptar që të tregohet i vëmendshëm ndaj aktorit dhe ti sigurojnë një trajtim më të specializuar jashtë shtetit.

“Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij aktori per nje sherbim me te specializuar jashte shtetit. Uroj te rezistosh e te fitosh Guljem”, ka shkruar ai.

Duljelm Radoja është një ndër aktorët më të dashur dhe gjatë gjitha karrierës së tij në kinematografinë shqiptare ka luajtur më shummë se 30 role.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img