Hapësire reklamuese

Aktualitet

COVID-19 i mori jetën, pak javë më parë Zenepe Luka tregonte për momentet e vështira pas infektimit të bashkëshortit, falenderimi për mjekët dhe kërkesa për Metën (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Ismail dhe Zenepe Luka

Ditën e sotme u nda nga jeta për shkak të koronavirusit shkrimtarja dhe gazetarja Zenepe Luka, e cila njihej edhe si aktiviste e madhe e çështjeve kombëtare.

Prej 5 ditësh ajo ishte e shtruar në spitalin Infektiv, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës. Pak javë më parë në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama, Zenepe Luka dhe bashkëshorti is aj stomatolog Ismail Luka treguan momntet e vështira pas infektimit të këtij të fundit.

Gazetarja tregoi që burri i saj kishte nivel shumë të ulët të oksigjenit dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv, por falë ndërhyrjes së mjekëve ia doli ta mposhte virusin. Ajo ka falenderuar mjekun Tritan Kalo, profesoreshë Najada Çomon dhe doktoreshë Esi Dukën ëpr shërbimin ndaj bashkëshortit të saj.

“Situata shëndetësore e bashkëshortit tim ishte shumë kritike, kur i bëra skaneri dhe doli me 30% të mushkërisë, u alarmova dhe është nisur brenda orës në Tiranë, me ambulancë të shoqëruar me infermierë dhe oksigjen. Le të besojnë të gjithë njerëzit e ndershëm, të gjitha ata që kanë shpirt dhe zemër dhe flasin në emër të ndjenjës njerëzore, një përkujdesje e jashtëzakonshme, e profesor Tritan Kalos, e Najada Çomos, e doktoreshës Esi Duka, arriti që në ditën e 4 të merret kthesa drejt jetës. Ata gjenin kohë, më shkruante profesor Tritan Kalo e  më thoshte “situata shëndetësore e bashkëshortit tënd është kjo”. Ashtu edhe profesoreshë Najada, edhe doktoresha Duka”, thoshte gazetarja në video.

Zenepe Luka i kishte bërë edhe një kërkesë presidentit Meta, ku i kërkonte që të vlerësonte mjekët e spitalit Infektiv për punën e palodhur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll