Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Covid-19 i mori bashkëshorten, në fillimet e pandemisë aktori Muharrem Hoxha u vetëizolua me gruan në Pogradec, bëri dhe parodi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7d5dbf7c47b28da3fe4cb2acc135c720

Aktori i njohur i humorit Muharrem Hoxha ka humbur bashkëshorten e tij. Fatkeqësisht, Jalldiz Hoxha u infektua me Covid-19 dhe nuk mundi ta fitonte dot betejën me virusin.

Gruaja e ndjerë e aktorit të mirënjohur do të përcillet sot për në banesën e fundit, në qytetin e Durrësit. Jalldiz Hoxha mbylli sytë përgjithmonë në moshën 65 vjeçare, nga virusi i pabesë që ajo aq shumë i ruhej bashkë me aktorin Muharrem Hoxha.

Madje, në fillimet e pandemisë, çifti u vetëizoluan në qytetin e Pogradecit. Duke qenë se mosha e tretë ishte me e rrezikuara nga virusi, Muharrem dhe Jalldiz Hoxha u vetëizoluan në qytetin e Pogradecit, ndërsa furnizimin me ushqime dhe ilaçe i morën përmes grupit të vullnetarëve të ngritur nga Bashkia.

“Vetëm me gruan dhe pyeta doktor Piperon, nëse mund të dilja në breg të liqenit. Me tha që të rri në ballkon e ta shikoj liqenin e ishalla po vinte liqeni tek unë.  Ne kemi bërë një film komedi me Arjan Çuliqin, dhe kemi pas pjesë që thoja se luftën e Parë Botërore e kalova me sukses por të dytës s’po i jap dot drejtim, nuk po dimë kush është armiku, nuk po e shohim. Dal te ballkoni nuk ka njeri, dal te dera nuk ka njeri mor po kush është ngelëm duke la duart”, shprehej në atë kohë aktori.

Madje, kur vendi u hap pas muajve të parë të Covid-19, Muharrem Hoxha realizoi dhe një parodi për të.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img