Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Covid-19 i merr jetën të riut në Vlorë, gazetari: Luftoi për ditë me radhë, e futën në intubim dhe pas disa orësh vdiq. La fëmijët jetimë (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9c01f69afecc70bec8781d081081f720

Covid-19 i merr jetën një të riu në qytetin e Vlorës. Mësohet se ka ndërruar jetë Fatjon Halilaj, në moshën 37 vjeçare.

Lajmin e trishtë e jep gazetari vlonjat Enrik Mehmeti, i cili shkruan se Halilaj luftoi për ditë me radhë me virusin, por dy ditë më parë gjendja e tij u përkeqësua dhe u fut në intubim. Fatkeqësisht, pas disa orësh ai ka ndërruar jetë.

“Një djal i ri ri humbi jetën si pasojë e Covid-19. Fatjon Halitaj ishte ndër mekanikët më të mirë të qytetit të Vlorës dhe ndër njerëzit më pozitiv që kam njohur. Për disa ditë me radhë luftoi ndaj sëmundjes së keqe ku ishte përmirësuar ndërsa pardje u përkeqësua menjëherë ku mjekët e futën menjëher në intubim dhe brënda disa orësh vdiq.

Fatjoni, një prind dhe familjar shëmbullor i la fëmijët jetim. Kjo sëmundje është e pabesë, ku stabiliteti shëndetësor mund të përkeqësohet menjëherë. Ngushëllime familjes dhe familjarëve për këtë humbje! Kjo sëmundje nuk është një lojë, zbatojini këshillat për tu mbrojtur”, shkruan Mehmeti dhe ndan foton e 37 vjeçarit.

146473286_2871914493041443_8694691805384921373_n.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img