Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Covid-19 i merr jetën në moshën 76 vjeçare piktores së njohur Lumturi Blloshmi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b57422bc0ae2c3853fa6a250f5ce67ba

Piktorja e njohur Lumturi Blloshmi nuk jeton më. Ajo është ndarë nga jeta sot, në moshën 76 vjeçare, pasi nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19.

Lumturi Blloshmi u lind më 1944 në Tiranë. U diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, sot (AAB). Ka punuar në disa institucione kulturore, dhe në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Blloshmi ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin rritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, por me të vetmin dallim, që lidhet me realizimin e një numri në rritje të ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit.

Ironia, sarkazma, humori nuk mungonin në pikturën avangardë të Lumturi Blloshmit. Sapo projektonte një ekspozitë ia dilte në fund më së miri, duke ndërthurur modernitetin, filozofinë dhe duke mos harruar të provokonte publikun.

Kritika e ka vlerësuar piktoren Lumturi Blloshmi si një përfaqësuese e denjë e pikturës bashkëkohore shqiptare, vite më parë kur ajo hidhte themelet e këtij moderniteti në pikturën e saj, gjithçka i ishte mohuar, suksesi, madje dhe ekspozimi për vite me radhë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img