Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Covid-19 i merr jetën inxhinierit shqiptar në Itali, zbardhet letra prekëse e gruas: Dyshojmë se u infektua në Shqipëri, s’i dhamë dot lamtumirën e fundit (NGJARJA E PLOTË)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

95b33b3f50ba6c8440721e7b8e93c968

Të paktën 9 shqiptarë nuk ia kanë dalë dot në betejën kundër Covid-19 në Itali. Një prej tyre është edhe 61 vjeçari Adrian Kazazi ish-kryeinxhinieri i Kombinatit të Autotraktoreve dhe në 25 vitet e fundit inxhinier pranë Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Agrokulturës, FAO.

Bashkëshortja e tij, Anila si dhe dy djemtë bënë me dije lajmin e vdekjes së tij përmes një postimi në rrjete sociale. Përmes një letre të bërë publike tek “ABC e mëngjesit” ajo ka rrëfyer me detaje të gjithë ngjarjen ndërsa thekson se 61 vjeçari u sëmur pasi u kthyen nga Tirana për në Romë. Fillimisht ajo tregon se ka ndenjur në shtëpi me simptoma gripi pasi nuk dyshonin për koronavirus.

“Ne ishim të katërt në Tiranë nga data 20 shkurt deri me datën 2 Mars për të asistuar mamanë time në spital dhe me pas për funeralin e saj. Kur u kthyem me datë 2 Mars në Romë, Adriani ishte me temperaturë dhe ka ndenjur një javë në shtëpi me simptoma gripi, pak temperaturë dhe shumë kollë, por asnjë nuk dyshoi për coronavirus, pasi në Tiranë akoma nuk kishte asnjë të deklaruar zyrtarisht.  Me datë 9 mars shkoi në punë, por nuk e pranuan duke i kërkuar certifikatë “di buona salute” nga mjeku i familjes.

 Ai u vizitua dhe mjeku i dha 1 jave tjetër pushim, pasi akoma nuk ishte shëruar. Nga mesi i javës së dytë ai pati një përkeqësim, i filloi temperaturë e lartë, pa kollë, por mjeku i familjes  e këshilloi të rrije 5/6 ditë në shtëpi me paracetamol dhe vitamina C. Telefonova nr.112…”, thotë ajo ndër të tjera në letër.

Ndër të tjera në letër ajo tregon edhe një detaj prekës ndërsa thekson se nuk kanë mundur të shkojnë ne spital për ta parë dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit. “Perveç kësaj ne ishim në karantinë dhe nuk mundëm  të shkojmë ne spital për ta parë dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Për më tepër nuk mundem as t’i bëjmë nderet e fundit, një varrim dinjitoz siç e meritonte”, thueht ndër të tjera në letrën e plotë.

Kujtojmë se Kazazi ka punuar si ish-kryeinxhinier i Kombinatit të Autotraktoreve deri në vitin 1991, kohë kur Kazazi u nis për specializim në Itali, ku jetoi deri të premten e 27 marsit së bashku me familjen e tij.

Letra e plotë e Anila Husha Kazazit:

Si u shfaq sëmundja?

Ne ishim të katërt në Tiranë nga data 20 shkurt deri me datën 2 Mars për të asistuar mamanë time në spital dhe me pas për funeralin e saj.

Kur u kthyem me datë 2 Mars në Romë, Adriani ishte me temperaturë dhe ka ndenjur një javë në shtëpi me simptoma gripi, pak temperaturë dhe shumë kollë, por asnjë nuk dyshoi për coronavirus, pasi në Tiranë akoma nuk kishte asnjë të deklaruar zyrtarisht.  Me datë 9 mars shkoi në punë, por nuk e pranuan duke i kërkuar certifikatë “di buona salute” nga mjeku i familjes. Ai u vizitua dhe mjeku i dha 1 jave tjetër pushim, pasi akoma nuk ishte shëruar. Nga mesi i javës së dytë ai pati një përkeqësim, i filloi temperaturë e lartë, pa kollë, por mjeku i familjes  e këshilloi të rrije 5/6 ditë në shtëpi me paracetamol dhe vitamina C. Telefonova nr.112 (shërbimin e ambulancave), por më qetësuan duke më thënë se meqë nuk ka pasur kontakte me persona nga veriu i Italisë, meqë nuk ka kolle dhe pengesë në frymëmarrje, nuk ka problem.

Kur gjendja u keqësua, pra kur i filloi kolla pas 3-4 ditësh, telefonova përsëri 112, dhe me datë 16 mars erdhën e morën. E shtruan ne Poliklinikën “Umberto i Parë”, që është një nga spitalet më të mira në Romë, mjekët janë profesorë në Universitetin La Sapienza.

Ditët e para e futen në terapi intensive me oksigjen, gjendja nuk ishte e rëndë, temperaturën ia ulën që ditën e parë. Komunikonte me ne me video telefonata dhe mesazhe, madje pas dy ditësh e informuan që do ta nxirrnin nga terapia intensive.

Po atë ditë i filluan terapinë me TOCILIZUMAB, mjekimi i rekomanduar nga një profesor në Napoli që dha rezultate shumë të mira në disa pacientë. Të nesërmen në drekë me datë 19 mars u përkeqësua dhe e çuan direkt në reanimacion. Nga ai moment e futën ne intubim me sedativ dhe ne i humbëm lidhjet. Çdo pasdite mjeket na njoftonin për gjendjen dhe për fatin e keq të tij dhe tonin, ai keqësohej vazhdimisht deri sa me datë 27 mars në darkë me dhanë lajmin që nuk doja ta dëgjoja kurrë.

Perveç kësaj ne ishim në karantinë dhe nuk mundëm  të shkojmë ne spital për ta parë dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Për më tepër nuk mundem as t’i bëjmë nderet e fundit, një varrim dinjitoz siç e meritonte.

Adriani nuk ka pasur kurrë probleme shëndetësore, madje ka qenë sportist amator, merrej me hedhje çekiç. Askujt nuk i besohej se nuk do rezistonte,por për fat të keq ky virus nuk do t’ia dijë as për moshë, as për gjendje të mirë shëndetësore.

Prandaj mesazhi im për publikun shqiptar është: ju lutem qëndroni në shtëpi, respektoni rregullat e higjenës, ruani shëndetin tuaj, të familjarëve, kolegëve dhe të miqve tuaj.  Ne jemi të mbyllur në shtëpi nga data 9 mars, të sëmurë vetë me koronavirus, me një familjar të shtruar rëndë në spital që ndërroi jetë dhe arrijmë të durojmë. Ka kaq shume gjëra të bukura për tu bërë në shtëpi, mbi të gjitha të gëzoni njëri-tjetrin, të diskutoni , të shijoni çdo moment të jetës, të lexoni, të telefononi miqtë dhe të gjitha ato gjëra që nuk i bejmë dot në kushte normale, ku ritmet e punës dhe problemet e përditshme të bëjneë të humbasësh qëllimin kryesor të jetës, të jesh i lumtur.

Faleminderit,

Anila Husha Kazazi

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img