Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Covid-19 ‘hyn’ tek institucionet shtetërore në Berat! Infektohen 5 mësues, 2 mjekë dhe 2 policë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ea0ddc8f8a30a19792f4c3446f059893

Berati është një nga qytetet më të prekura nga koronavirusi, duke hyrë edhe në institucionet shtetërore.

Mësohet se kopshti “Çlirim 1”, është mbyllur prej 10 ditësh, ndërkohë që një edukatore dhe një sanitare ditën e sotme u ka dalë përgjigja e tamponit “pozitive”.

Ndërkohë që një tjetër edukatore në kopshtin “Rom” në lagjen “30 Vjetori” ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Po ashtu janë infektuar me Covid-19 edhe një mësuese në shkollën “18 Tetori” në Kuçovë, 1 mësuese tjetër në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë dhe 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “3 Dëshmorët” në fshatin Pobrat.

Ndërsa janë shtuar edhe rastet e mjekëve me koronavirus, pasi në Spitalin Rajonal të Beratit janë infektuar 2 mjekë, një i Repartit të Urgjencës dhe një mjek patholog.

Sipas burimeve për Neësbomb.al, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe 2 punonjës policie në Berat.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img