Hapësire reklamuese

Bota

Covid-19 fut në karantinë Gjermaninë, Angela Merkel: Të ashpërsohen masat

Shkruar nga Newsbomb
Covid-19 fut në karantinë Gjermaninë, Angela Merkel: Të

Kancelarja Angela Merkel  së fundmi ka thënë se është dakort që Gjermania të karantinohet për një kohë të shkurtër  për të parandaluar Covid-19.

Ky vendim ka ardhur pasi Gjermania po përballet me një rritje të numrit të rasteve së të infektuarëve.

Gjermania është duke luftuar për të parandaluar valën e tretë të pandemisë. Disa udhëheqës kanë bërë thirrje për një bllokim të shkurtër dhe të ashpër teksa vendi po përpiqet që të vaksinojë sa më shumë njerëz.

“Çdo thirrje për një bllokim të shkurtër të njëtrajtshëm është e drejtë”, u tha gazetarëve zëdhënësja e qeverisë, Ulrike Demmer.

Gjithashtu ajo shtoi  se Gjermania po përballet me një rritje të numrit të rasteve të personave të cilët kanë nevojë për kujdes intesiv.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 9,677 në më shumë se 2.9 milion, tha Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive. Ajo ka paralajmëruar që numrat mund të mos tregojnë ende pasqyrën e plotë pasi jo të gjitha rastet janë regjistruar gjatë Pashkëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu