Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Covid-19 fut Anglinë në karantinë, ja sa është numri i mbartësve të virusit në çdo 50 banorë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

720415cf833741b820d2821b5105ed2e

Duke nisur nga dita e sotme, Anglia ka hyrë në karantinë totale.  

Rastet në rritje me Covid-19, por edhe me mutacionin e ri të koronavirusit detyruan autoritetet për të marra masa strikte. Ekspertët pranojnë se nga studimet ka rezultuar se një në çdo 50 persona është i infektuar me sëmundjen e re.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi në vend ka nisur procesi i vaksinimit të popullatës.

Kryeministri Boris Johnson tha se deri më tani, 23% e të gjithë të moshuarve mbi 80 vjeç në Angli u është dhënë një dozë e vaksinës Covid-19, që do të thotë disa nga pacientët më të predispozuar për tu infektuar e kanë marrë mbrojtjen e nevojshme.

Duke folur në një konferencë shtypi në Londër, Johnson nënvizoi premtimin e tij për të vaksinuar pothuajse 14 milionë njerëz në rrezik më të lartë dhe kujdestarët e tyre deri në mes të shkurtit.

Deri më tani, besohet se janë vaksinuar mbi 1.3 milionë banorë të Angli. 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img