Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

‘Covid-19 është një dhuratë nga Allahu’, propagandisti i ISIS fiton lirinë në gjykatën italiane

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b0b43c164f24b61645539e458f59e70a

Një 39-vjeçar u arrestua në Milano me 8 korrik 2020 pasi shpërndau disa video në rrjetet sociale ku thoshte se “Covid-19 është një dhuratë nga Allahu”.

Ai u akuzua për kryerjen e një fushate propagandistike terroriste përmes rrjeteve sociale, veçanërisht Facebook dhe SoundCloud, përhapjen e imazheve dhe videove që glorifikonin veprimet e tij.

Punonjës i një parkimi me një jetë të dyfishtë, 39-vjeçari Nicola Ferrara i quajtur “Issa”, u dënua me 2 vite burg, shkruajnë mediat italiane

Ferrara deklaroi në gjyq se i ka hequr tërësisht nga mendja idetë e ISIS, të cilat ai i përcaktoi si “një sekt jashtë Islamit”, duke shtuar se ai e kuptoi se ishte gabim duke ndihmuar në përhapjen e pretendimeve të urrejtjes. Ai e justifikoi veten duke folur për “entuziazëm dhe naivitet”.

Hetuesit kishin identifikuar dy të mitur, të cilët luteshin, të cilëve Ferrara u kishte shprehur ide ekstremiste dhe pro-terroriste. Ata kanë treguar jetën e 39-vjeçarit, të mbushur me udhëtime në Lindjen e Mesme dhe lidhje me propagandues të tjerë të ish Shtetit Islamik.

Në fillim u dënua me 2 vite burg, pastaj masa e sigurisë ndryshoi në “arrest shtëpiak”, pastaj në detyrim paraqitje.

Më shumë

spot_img
spot_img