Hapësire reklamuese

Aktualitet

Covid-19, epidemiologu i ISHP jep lajmin e mirë: Pikun e kurbës mund ta kemi arritur! T’i kthehemi rutinës

Shkruar nga Newsbomb
Dritan Ulqinaku

Epidemiologu i ISHP Dritan Ulqinaku duke iu referuar të dhënave të deritanishme nga Covid-19 që ka sjellë 223 të infektuar dhe 12 viktima, është shprehur se me ritmet aktuale të kurbës vendi ynë mund ta ketë kaluar pikun e pandemisë.

Sipas tij duhet të fillojë ulja e masave në mënyrë graduale por e vetmja frikë është se nga lirimi i menjëhershëm mund të kemi probleme prandaj duhet të jemi të kujdesshëm.

“Unë mendoj se nëse vazhdojnë këto masa ne e  kemi arritur kulmin, por nëse vijojmë të zbresim ne duhet të jemi të kujdesshëm. Zbutja e masave duhet të na bëjë të kujdesshëm, çdo masë që ne do të heqim. Lirimi i një afati përshëmbull deri në orën 16:00 duhet të na bëjë që të shikojmë me kujdes shifrat epimidiologjike. Nëse fillojmë kështu mendoj se piku është arritur. E vetmja frikë është se lirimi i menjëhershëm mund të kemi një problem, duhet të jemi të kujdesshëm, por nëse vazhdojmë kështu për mua piku është arritur”, tha Ulqinaku.

Mjeku më tej ka propozuar që pak nga pak t’i kthehemi rutinës së përditshme por gjithmonë duke qenë të kujdesshëm e duke ruajtur distancimin social.

“Po mendoj se po. Pasi siç erdhën në fillim duke u forcuar duhet të vijnë dhe duhet të vijnë dhe duke u zbutur pasi frika e qeverisë , e shtetit dhe e të gjithë shtetasve ishte jo mos pasja e rasteve por mbingarkesa e sistemeve shëndetsore dhe paniku që mund të shkaktonte te bluzat e bardha. Kemi dëgjuar për raste të infektimit të bluzave të bardha ku në Itali kemi dhe vdekje të tyre. Tashmë e kemi kaluar këtë frikën dhe kemi filluar në luftën e vërtetetë ndaj COVID 19 dhe jemi duke e menaxhuar”, shtoi ai për ABC e Mëngjesit me Enkel Demin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll