Hapësire reklamuese

Rajoni

Covid-19 bën “namin” në Kosovë, humbin jetën 17 PACIENTË për 24 orë, të infektuarit janë mbi 1 mijë

Shkruar nga Newsbomb
Covid-19 bën “namin” në Kosovë, humbin jetën 17

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat për situatën pandemike për 24 orët e fundit.

Nga 7946 testime kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 1.067 qytetarë, si dhe janë shënuar 17 raste vdekjeje nga koronavirusi, një shifër kjo shumë e lartë që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

23 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566.

-Në total numri i rasteve aktive është 20.467.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll