Hapësire reklamuese

Aktualitet

Covid-19 “alarmon” Evropën, ky vend rikthen kufizimet me Shqipërinë, ja çfarë duhet të kenë parasysh udhëtarët

Shkruar nga Newsbomb
Covid-19 “alarmon” Evropën, ky vend rikthen kufizimet me

Përhapja me shpejtësi e variantit të ri “Delta” ka detyruar Norvegjinë që të ashpërsojë masat për frenimin e përhapjes së virusit.

Së fundmi, sipas një vlerësimi javor qeveria ka futur në listën e vendeve me rrezikshmëri Bosnja dhe Hercegovinën, Shqipërinë, Moldavin dhe Kanadanë.

Ky vendim është marrë pas shifrave të fundit të personave të infektuar.

Sipas këtij vendimi udhëtarët nga këto vende nuk do të lejohen të hyjnë në Novergji pa iu nënshtruar karantinës.

Kujtojmë se më herët, Norvegjia rivendosi ndalimin e hyrjes për shtetasit kosovarë, ukrainas dhe maqedonasit e veriut, pasi vendet e tyre u hoqën nga lista e sigurt për shkak të rritjes së shkallës së infeksionit të koronavirusit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu