Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
58 %
1kmh
0 %
Mër
29 °
Enj
40 °
Pre
32 °
Sht
36 °
Die
38 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Corriere në Itali: Beccheti është arrestuar. Por për mediat shqiptare ai gjendet në Londër

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Corriere della Sera ka nxituar të bëjë lajmin për Francesco Becchettin por kolegët e Corriere thonë se ai është arrestuar, ndërkohë që në median shqiptare ende nuk është dhënë një informacion i tillë, pasi ai gjendet në Londër. 

Corriere thotë se është pronar i Agon Channel, televizionit të parë që bëhet në Shqipëri dhe që transmeton në kanalin 33 të digitalit tokësor në Itali.

Corriere duke vënë në dukjë karrierën e tij thotë se ai ka ardhur në Shqipëri në vitit 90 dhe përpara se të merrej me televizion u mor me fushën energjetike. Në 1997 mori një koncesion për realizimin e një nga hidrocentraleve më të rëndësishme në vend. Një investim me 160 milionë dollar në të cilin ishte edhe Enel Poëer, por pak më vonë vendosi të terhiqej.

Në televizionin e tij gjetën hapësirë disa emra të njohur të panoramës italiane duke nisur nga Pupo dhe Simona Ventura, nga Sabrina Ferilli te Luisella Costamagna deri te Roberto D’Agostino, Monica Setta e Antonio Caprarica. Pikërisht ish drejtori i Radio Rai Uno ishte tërhequr nga kontrata dhjetorin e kaluar, duke filluar një polemikë të ashpër me editorin Becchetti. 

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img