Kontratat dy javorë që lidhen nga Drejtoria Arsimore, Çorovodë, në kundërshtim me ligjin ishte tema e trajtuar mbrëmjen e sotme nga emisioni “Fiks Fare”. Ankesa e tre edukatoreve të cilat kanë nga dy vite të punësuara dhe nuk marrin një emërim përfundimtar edhe pse i plotësojnë të gjitha kriteret. Këto 2 vite u janë lidhur kontrata afatshkurtra pasi në kopshte edukatoret janë mbi normë , por ka edhe nga ato që janë pa grup fëmijësh fare dhe janë të emëruara. Edukatoret që iu drejtuan Fiks Fare kanë marr pjesë edhe ne portalin online të Ministrisë së Arsimit e vitit 2014 dhe të treja kanë fituar, ku sipas ligjit ato automatikisht emërohen me kontratë 1 vjeçare për periudhën e provës. Kurse në fshat ka edukatore pa arsimin përkatës vetëm me shkollë të mesme.
Drejtoreshat e këtyre kopshteve pranojnë se janë lidhur kontrata dy javore me edukatoret. Ato thonë se edukatoret janë penalizuar se nuk kanë marrë pjesë në portalin e vitit 2016, ndërkohë që nuk e kanë detyrim ligjor.
Drejtoresha e kopështit numër “1” Eneida Hoxha, thotë se edukatoret nuk e kanë firmosur kontratën, për këtë arsye ndaj tyre është mbajtur një proçesverbal. Gjatë ballafaqimit edukatorja e mohon një gjë të tillë. Kurse sipas zyrës arsimore Çorovodë, nuk ka probleme të tilla dhe nuk ka asnjë edukatore që nuk ka firmosur. Gjithashtu sipas Drejtorisë Arsimore të këtij qytëti, nuk pranohet fakti se ka edukatore pa grup fëmijësh .Drejtoresha e këtij institucioni Engjëllushe Nakuçi shprehet se një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë ndërkohë që drejtoresha e kopështit “5 Shtatori” Dallëndyshe Xhaferraj, pohon se ka një edukatore pa grup. Kjo edukatore është e emëruar dhe për më tepër , me probleme të shëndetit mendor. Ajo thotë se ka edhe nga ato që I përmbushin kriteret dhe nuk janë emëruar, por së shpejti ato do emërohen.
Këtë problem nuk ekziston vëtëm në qytetin e Çorovodës por shtrihet edhe në fshatrat e Skraparit, shumica e tyre janë të paemëruara dhe kontratat bëhen në kundërshtim me ligjin.
Gazetarët e Fiksit të sinjalizuar edhe për edukatoren me problem të shëndetit mendorë, e cila nga edukatoret dhe nga vetë drejtoresha e kopështit u pohua se është e emëruar por pa grup, u interesua për rastin konkret. Edukatorja kurohej herë pas herë në institucionet e të sëmurëve të shëndetit mendore dhe rikthehej sërisht në punë. Drejtoresha e kopështit thotë se pavarësisht se ajo ka shfaqur disa probleme të vogëla shëndetësore, ajo ka sjell një raport mjekësor me të cilin vërteton se është në gjëndje të mirë shëndetësore. Ajo shton gjithashtu se e ka gjetur në punë dhe si e emëruar që është nuk mund ta largojë nga puna.
Për raportin e lëshuar nga mjeku psikiatër gazetarët e fiksit shkuan dhe takuan vetë mjekun Ali Islamllari. Ai shprehet për gjendjen e pacientes e cila ka problem të shëndetit mendor.
Madje ai pohon se aktualisht ajo ishte shtruar në psikiatri, por e ka lëshuar këtë raport sepse e telefonuan nga Tirana, mjeku psikiatër që e ndjek dhe I kanë thanë se ajo duhet të kthehet në punë.
Doktori Islamllari pranon fajësinë e raportit të firmosur prej tij që pancientja është klinikisht shëndosh, ndërkohë që ajo sipas tij, ka një çrregullim bipolar.Dokumenti që ai ka firmosur është i vlefshëm deri në vitin 2017.