Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

“Çorape leshi e veshur në behar”, Batuta e deputetit lushnjar për projektligjin e PS

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë diskutimit që po bëhet ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve mbi projektligjin e paraqitur nga ministrja për marrëdhënien me parlamentit ElisaSpiropali, deputeti demokrat, Saimir Korreshi tha se gjatë gjithë kësaj kohe, nuk ishte ndërmarrë asnjë lloj veprimi për personat me precedentë krinimalë.

Më tej Korreshi shtoi se ligji parashikonte qartë se edhe mos-veprimet ishin vepër penale.

“Në lidhje me këtë ligj që unë do e quaja si çorape leshi e veshur në behar. Ku është hierarkia e ligjeve këtu. Kjo agjencia a ka operuar ndonjëherë në kundërshtim me ligjet. Deri më tani thoni se keni bërë rreth 43 mijë apo dicka e tillë se nuk e di mirë saktësisht. Tani po me ata të tjerët që nuk janë legalizuar. Ne e kemi një gjykatë Administrative dhe ju do merreni me vendimmarrjen e pushtetit vendor ndërkohë që është rregulluar me ligj se këtë e bën vetë gjykata administrative.

Doni ta hiqni gjykatën administrative sepse e rregulloni edhe këtë me ligj. Pastaj tek ligji parashikoni, shiko do japim ndonjë vërejtje, do ju shkulim veshin edhe do ju nxjerrim përjashta t’u heqim ditën e punës. Tani dimë që ligji parashikon që veprimet dhe mos-veprimet janë vepër penale gjatë ushtrimit të detyrës. Tani kjo agjenci ka çuar ndonjë person përpara ligjit për ndonjë veprimtari kriminale apo vetëm u keni vërshëllyer e u keni thënë shiko se po të merresh me pistoleta nuk të fus më në punë, do të heq”, tha Korreshi.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img